RRETH NESH

Historia jonë

Në këto rreshta është e shtrirë një pjesë historie e familjes sonë. Ky biznes është vendi ynë i lumturisë dhe i paqes ndaj dëshirojmë të ndajmë nisjen e tij bashkë me ju.

Meison nisi në 1992, me 3 milionë të marra hua dhe sot menaxhon 12 varka peshkimi, një magazinë furnizimi me peshk të freskët, një restorant të vetin dhe një ekip prej 40 anëtarësh të cilët punojnë në këtë biznes njësoj si të ishte i veti…dhe në fakt është edhe i tyre.

Pronari i sotëm, dikur djalë i ri, nuk e mendonte që ajo ditë ku shiti peshk në mes të rrugës ishte plani i Zotit për ta stërvitur për rrugën e lodhshme por të bukur e cila do bënte të mundur trashëgimin e ketij biznesi brez pas brezi.

Të mbash në mendje gradaçela të larta, por të ecësh këmbadorazi, ky po që është vizion. Ju sot ndodheni në Meison dhe me shumë dashamirësi do donim të ju dhuronim një kujtim të bukur përmes pjatave të shijshme dhe mikpritjes së ngrohtë që ne i mësuam ndër vite.

Mikel Topi

Shef Kuzhine

0
    0
    Porosia ime ( My Order )
    Shporta juaj është bosh (Cart Empty)Kthehu te dyqani( Back to products)