Te hash peshk te gatuar eshte nje nder kenaqesite me te madhe qe nje individ mund te marri ne fund te nje jave te lodhshme. Qofte ai peshk i skuqur, ne zgare ose ne furre me perime te stines. Cdo gje shkon per bukuri me te qeshura me njerezit e zemres me goten e veres qe eshte prane jush deri sa ndjeni qe mezi po pertypeni. Me peshkun perballe mund te kete ndodhur qe ndonje hale mund ta keni ngrene pa dashje nga kenaqesia qe konsumimi I peshkut te ofron. Duket sikur tani jeni penduar qe jeni duke ngrene peshq sepse hala po jua veshtirson shume dreken tuaj. Cilat jane opsionet qe hala te iki me lehtesi dhe ju te vazhdoni te hani pa problem?

  1. Opsioni i pare eshte nje instikt qe ne e bejme ne menyre direkte, kollitja. Kollitja ben te mundur presionin e ajrit te shkoje te hala dhe zhvendosjen e saj.
  2. Opsioni i dyte qe ju mund te provoni eshte te merrni tul buke dhe ta konsumoni vetem tulin e bukes.
  3.  Vaji i ulliri eshte nje lubrifikant shume i mire nga ku mund te ju ndihmoje ne rreshqitjen e hales nga fyti dhe pertypjen lirshem.
  4. Opsioni i fundit mbetet uje me temperature normale me 2 luge gjelle kripe. E perzijme deri sa te arrijme nje trajte homogjene dhe e pim me qetesi te gjithe goten.

Ne Gusht te viti 2022 nje mike e jona e cila vinte nga Ukraina ishte duke konsumuar peshkun koce deti dhe gjate perfundimit te drekes ndjen qe nje hale peshku i ngec dhe pertypja po i veshtirsohej. Prandaj ne i bem te mundur te konsumonte pak tulin e bukes sepse mbetet nje nga menyrat klasike me te besueshme per te zhvendosur halen e peshkut. Pas pese minutash qe mikja konsumonte buken hala e peshkut ishte zhvendosur dhe ajo ishte gati ti rikthehej peshkut per ta perfunduar.

0
    0
    Porosia ime ( My Order )
    Shporta juaj është bosh (Cart Empty)Kthehu te dyqani( Back to products)