Te kesh alergji ndaj ushqimeve eshte nje sfide me vete sepse ne cdo moment duhet te jesh shume vigjilent per te pare dhe per te pyetur rreth perberseve te ushqimit. Me shume kenaqesi do te donim te ndanim me ju situata nga jeta jone per alergjine e nje personi shume te rendesishem per ne. Ashtu sic eshte edhe emri I restorantit Meison Bistro kemi edhe nje engjell te vogel te quajtur Meison nga ku jemi frymezuar per emrin e restorantit.
Meison eshte nje djale 10 vjecar I cili qe ne lindje ka qene alergjik ndaj produkteve te detit dhe peshqit. Eshte si nje ironi e fatit kur e mendon se djali I cili prinderit e tij kane nje restorant peshku nuk mund te konsumoje dot asgje nga restoranti. Alergjia e Meisonit nuk eshte nje alergji e lehte ose me simptoma te lehta. Ajo eshte nje alergji e cila perballet me simptoma shume te rende si enjtje ne cdo organ te brendshem dhe te jashtme. Te jesh alergjik edhe ndaj peshkut edhe produkteve te detit eshte nje alergji shume e rralle sepse zakonisht njerezit jane alergjik vetem ndaj nje produkti deti si karkaleci, kallamari ose midhjet. Doktori italian I cili mban ne kontrroll alergjine e Meisonit thote shpesh se eshte nje alergji shume e rralle ku shume pak njerez e kane. Nje nder to eshte edhe Meisoni yne I vogel.
Ne fillime kur ne ja treguam Meisonit nuk e ka perjetur shume mire psikologjisht kete alergji sepse nje nder enderrat e tij eshte te provoje karkalecin dhe midhjet. Por tani edhe perse rrethohet gjate gjithe kohes nga peshku eshte shume I kujdesshem ndaj cdo ushqimi qe ai konsumon. Per njerezit qe mund te kene simptoma shume te rrezikshme eshte shume me vlere te mbajne me vete ilacin kundrejt alergjise per te qetesuar frymarrjen dhe enjtjes se trupit. Dhe kush eshte alergjik ndaj produkteve te detit ose peshqeve eshte pak por e sigurt qe behet nje mishdashes shume I madh. Sepse mishi eshte nje ushqim nga te cilet mund ta konmsumojne pa frike dhe ta shijojne shume.
Ky ishte nje rast konkret nga jeta jone e perditshme me alergjine e Meisonit te vogel te cilin duhet ta kemi ne kontrroll ne cdo moment. Nje nder gjerat qe ne I mesojme Meisonit eshte qe Allahu e din me mire se ne dhe cdo gje e ben per nje arsyeje. Dhe Meisoni me shume te qeshura pergjigjet gjithmone. Ai thote –“Une e di shume mire se perse jam alergjik nga peshku, sepse jam I sigurt qe babi do te bej vetem per mua nje restorant mishi qe te ha aty cdo dite te jetes time”. Ne fund te dites per kete pozitivitet kemi nevoje per te kaluar cdo gje.